Report TV - Vettingu, ambasadorët e BE e Lu takojnë shefen e ONM, Calavera

2017-06-04 0

Në kulmin e debatit për ligjshmërinë e bordit të menaxhimit të ONM, shefja e kësaj strukture Genovefa Ruiz Calavera për rreth 3 orë e gjysmë zhvilloi takime me ambasadorët e BE-së dhe atë të SHBA-së.

Takimet nisën në rreth orës 11 në zyrën e delegacionit të be-së me të gjithë diplomatët e unionit.

Pak para mbarimit të këtij takimi që zgjati gati 2 orë, mbledhjes iu bashkua Donald Lu, ambasadori amerikan i cili është gjithashtu anëtar i bordit ët menaxhimit të ONM-së së bashku me ambasadoren e be-së Romana Vlahutin.

Përfshirja e këtyre dy diplomatëve ka ngjallur prej ditës debate të forta në politikën e Tiranës që janë përcjellë deri në nivelet e larta në Bruksel.