Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka zhvilluar një takim me prefektët dhe kryetarët e bashkive lidhur me përgatitjet për procesin zgjedhor. Kreu i Ministrisë së Brendshme u ka kujtuar të zgjedhurve vendorë detyrimin ligjor që kanë, për të njoftuar derë me dere zgjedhesit për qëndrat e votimit ku u takon të votojnë. Tahiri gjithashtu i ka paralajmeruar të mos shkelin ligjin.
Të gjithë njësitë vendore kanë detyrimin për të shkuar derë më derë dhe për të njoftuar zgjedhësit për adresën e qendrës së votimit. Kjo është hera e parë që një proces i tillë do të kryhet edhe pse është detyrim ligjor që prej vitit 2007.Prezantimi i nismës është bërë publik nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjatë një tryeze me drejtuesit e Bashkive dhe Prefektët për përgatitjet e procesit zgjedhor.
Tahiri: ??Nga sot çdo bashki do të ketë buxhet të përcaktuar të akorduar nga Ministria e Punëve të Brendshme, me ekipe të caktuara dhe me formatin e caktuar.
Të trokitet në çdo derë për t?i treguar zgjedhësve qendrën e tyre të votimit.
Kjo është nga ato detyra që nuk pret. Është nga ato detyra që duhet të ishte bërë në të kaluarën dhe është një nga ato detyra që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme??
Duke marrë shkasë nga disa abuzime të bëra nga bashkitë, ministri Tahiri ka paralajmëruar të gjithë krerët e bashkive të mos të shkelin ligjin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zgjedhesit-te-njoftohen-per-qendren-e-votimit-dere-me-dere/