Tahiri paralajmëron Kryetarët e Bashkive

2017-06-04 0

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri paralajmëroi se do të kallëzojë në prokurori disa kryetarë bashkish, të cilët po keqpërdorin ligjin duke keqinformuar qytetaret për qendrat e votimit. Deklaratën Tahiri e bëri gjatë një takimi me drejtues bashkish dhe prefekt mbi përgatitjet e procesit zgjedhor.

??Çdo bashki pavarësisht kryetarit të bashkisë dhe bindjes politike ka detyrimin t?i shërbejë qytetarëve. Ka disa përpjekje, të cilat janë për t?u dënuar nga disa bashki të caktuara të cilat po përpiqen të keqpërdorin të drejtën ligjore që kanë për të shërbyer qytetarët duke i keq informuar qëllimisht për qendrat e votimit. Kjo ka ndodhur në disa raste dhe Policia e Shtetit do të bëjë referimet përkatëse në prokurori??

Tahiri bëri të ditur se do ngrihen grupe pune që do të shkojnë derë më derë për të njoftuar zgjedhësit për qendrën e votimit.

??Nga sot çdo bashki do të ketë buxhet të përcaktuar të akorduar nga Ministria e Punëve të Brendshme, me ekipe të caktuara dhe me formatin e caktuar. Të trokitet në çdo derë për t?i treguar zgjedhësve qendrën e tyre të votimit .Kjo është nga ato detyra që nuk pret. Është nga ato detyra që duhet të ishte bërë në të kaluarën dhe është një nga ato detyra që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme??

Aktualisht është në fuqi afati për ndryshimin falas të gjendjes civile. Gjatë fjalës së tij, ministri Tahiri tha se janë ulur me 7 herë dublimet në listat zgjedhore./ TV KLAN

Free Traffic Exchange