Fitojnë banorët e Zharrëzës!

2017-06-04 2

15 ditë grevë urie, 3 ditë rrugë në këmbë drejt kryeqytetit dhe 4 netë jashtë Ministrisë së Energjisë, ishte çmimi që paguan protestuesit e fshatit Zharrëz për të fituar të drejtën e tyre.

Mes emocionesh, pasi shpesh janë mësuar të gënjehen dhe të mos dëgjohen, banorët e Zharrzës falenderojnë të gjithë ata që i mbështetën, dëgjuan dhe zgjidhën kauzën e tyre, kundër jetës së vështirë që u shkaktoi për 14 vite kompania Bankers Petroleum.

Qeveria miratoi vendimin për dëmshpërblimin 100% të banesave të dëmtuara nga shpërthimet e kompanisë Bankers në fshatin Zharrëz.

Në një deklaratë për mediat Zv/kryeministri tha se njëkohësisht qeveria do të hetojë dhe shkaqet për tërmetet në këtë zonë. Zëvendëskryeministri pati një mesazh edhe per ata qe ai tha se tentuan të përfitonin nga problemet e banoreve te Zharrzes.

Ditën e hënë një urdhër i ministrit Gjiknuri ndaloi përfundimisht injektimin e ujit gëlqeror në puset e fshatit Zharrëz, ndërsa vetë kompania Bankers Petrolium deri tani nuk dhënë asnjë shpjegim./ TV KLAN