Në kërkim ish-shefi i policisë së Kurbinit - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-04 27

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas hetimeve disamujore Prokuroria e Krimeve te Rënda i ka kërkuar gjykatës caktimin e masës së sigurisë, arrest me burg ish-shefit të policisë së Kurbinit, Ylli Vata. Vendimi nuk është zbatuar ende nga policia, pasi i dyshuari ka humbur gjurmët prej datës 13 shkurt të këtij viti. Oficeri i policisë Vata, sipas akuzës, ishte epror i specialistëve të policisë të zonave të Kurbinit ku mbillej kanabisi. Ai është pjesë e një grupi te strukturuar kriminal, thotë Prokuroria, duke qene bashkëpunëtor në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Emri i Shefit të Rendit të Kurbinit rezultoi gjatë hetimit të nisur në Nëntor 2016, ku u arrestuan 7 persona, nder ta, edhe Zani Kasmi, edhe ky efektiv policie. Por prokuroria theksoi se kreu i grupit kriminal ishte Lefter Neli i hetuar nga korriku i 2016. Për këtë aktivitet, ai kishte marrë sigurinë se nuk do të cenohet nga forcat e policisë së komisariatit të Kurbinit, ku Vata kishte post drejtuesi. Gjithashtu, hetimi zbuloi se një sasi e madhe bimësh narkotike nuk është asgjësuar me djegie edhe pse grupi i kontrollit, i drejtuar nga Shefi i Rendit Ylli Vata, kishte qenë në këto vende për t?i asgjësuar ato. Pra, për krimet e renda, Vata ka krijuar një mekanizëm, i cili bënte të mundur krijimin e kushtet për kultivimin e bimës narkotike në zonat e malësisë së Kurbinit, duke pas edhe rol kryesor.