Partia Demokratike vijon në ditën e 12 protestën përpara Kryeministrisë.
Nga çadra e protestuesve të opozitës, kryetari i PD, Lulzim Basha hodhi akuza të ashpra në drejtim të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për lidhje të tij me segmente të krimit të organizuar.
Kreu i PD prezantoi dhe platformën e demokratëve për të luftuar krimin dhe kultivimin e kanabisit, përmes krijimit të Xhandarmërisë kombëtare e cila sipas tij, në bashkëpunim me FA dhe Policinë
"Kupola e krimit është e lidhur direkt me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Në 4 vjet shkatërruan një shtet të tërë, duke e kthyer Shqipërinë në hambar droge. Oficerët e ndershëm janë spastruar nga policia, ndërsa në krye të saj tashmë janë njerëz të lidhur me krimin.