Report TV - Konkurrenca e pandershme pezullohet transporti urban në Vlorë

2017-06-04 0

VLORË-Pezullohet shërbimi urban në Vlorë. Për më shume se një orë, punonjësit e këtij shërbimi publik në vartësi të bashkisë Vlorë, kanë pezulluar lëvizjen, ndërsa shkak është bërë konkurrenca e pandershme, por njëkohësisht edhe gjendja aktuale e autobusëve urban.

Punonjësit ngrenë shqetësimin e futjes në linja paralele me ta të subjetit privat, çfarë ka sjellë problematika të mëdha të lidhura me oraret që nuk zbatohen, ndërsa pranojnë se futja e një tjetër operatori privat është terësisht jashtë ligjit.

Duke ngritur problemin e autobusëve dhe gjendjes së tyre të amortizuar, punonjësit e shërbimi urban shtetëror kanë fajësuar drejtuesin e e bashkisë, që sipas tyre mbetet i paaftë të përmirësojë punën dhe të mos lejojë futjen e një tjetër linje paralele

Punonjësit e parkut urban publik në Vlorë kanë konfirmuar se kanë marrë një premtim për ndryshimin e situatës nga ana e vetë drejtuesve të bashkisë, ndërkohë që nëse nuk do të ndryshojë, referuar linjave paralele dhe përmiresimit te kushteve te autobuseve urban, protesta e tyre do te vijojë të përshkallzohet.

Free Traffic Exchange