Tiranë - Nis aksioni për prishjen e tregut tek 5, përplasje me policinë

2017-06-04 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dhjetëra tregtarë pranë spitalit 5 janë përplasur sot me policinë pasi ata nuk kanë pranuar që të zhvendosen nga ky treg informal.
Fadromat po vijojnë aksionin për të prishur të gjitha tezgat e ngritura nga tregtarët pas urdhërit të dhënë nga bashkia.
Gazetarja e Ora News, Florinda Merko tha se tregtarët janë paralajmëruar para tre ditësh për këtë aksion të policisë.
Përplasje mes tregtarëve dhe policisë ka pasur herë pas herë kur ata kanë tentuar të futen në ambientet e tregut, por nuk janë lejuar nga efektivët e policisë bashkiake dhe ata të shtetit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nis-aksioni-per-prishjen-e-tregut-tek-5-perplasje-me-policine/

Free Traffic Exchange