TIRANE- Salcë domate, Vaj ulliri, Vajë sallate e pije alkolike të falsifikuara janë zbuluar nga policia e tiranës dhe krimi ekonomik në punishten e improvizuar nga Fabian Gero 55 vjeç.
Në pranga së bashku me Geron ka rënë dhe djali i tij 21 vjeç, ndërsa operacioni i cili ka zgjatur për afro 1 muaj është koduar ?Kimisti?.
Sipas hetimeve ka rezultuar se 55 vjecari kishte njohur në formulat kimike të produkteve të cilat falsifikonte ndërsa më pas duke i shoqruar ato me etiketa i nxirrte në treg.
Në cilësinë e provës materiale Fabian dhe Arnild Geros u sekuestruan 100 litra vaj ulliri pa etiket, afro 5700 shishe salce të mbushura gati për tu tregtuar si dhe 700 copë sapunë të falsifikuar.
Kryesisht këto produkte dy të arrestuarit i tregtonin në Tiranë në minimarketet e lagjes dhe në disa raste në supermarkete duke përdorur mbishkrimet mallra në ofertë.