Ora News - Paratë e pista, Çuko: Nga 400 raste të zbuluara, gjykata dënim për 7

2017-06-04 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti socialist Aben Çuko, njëherësh anëtar i Komisionit të Sigurisë ngriti shqetësimin për mosfunksionimin e sistemit aktual të drejtësisë sa i takon parandalimit të pastrimit të parave.
Duke komentuar në ?Ora e Intervistës? në RTV Ora News të dhënat e raportit të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave, Çuko tha se është absurde sesi nga 400 raste të zbuluara nga ky institucion, vetëm 7 prej tyre kanë marrë dënim nga gjykata.
Çuko: Shqetësuese ishte që kjo Drejtori kishte hetuar dhe çuar në prokurori mbi 400 raste të zbulimit të pastrimit të parave nga subjekte dhe persona, prokuroria kishte referuar si çështje në gjykatë rreth 100 e pak. Vendimet pozitive në këtë rast për gjykatën ishin rreth 7. Kjo është shqetësuese, disniveli mes punës së Drejtorisë së Pastrimit të Parave, Prokurorisë dhe gjykatave. Gjithë puna e Drejtorisë së Pastrimit të Parave në bashkëpunim me policinë e shtetit pothuajse fanitet komplet kur vjen puna për të marrë rezultatin konkret në gjykatë. Janë gjithësej 7 apo 9 nuk më kujtohet saktë, vendime të gjykatës për sekuestrimin e këtyre parave të pista. Kjo është shqetësuese për institucionet. Nga 400 në 7. Diçka nuk shkon. Sistemi i dëritanishëm nuk po funksionon. Prokuroria dhe gjykatat janë hallka fundore. Unë vë në dyshim sistemin pjesë e të cilit janë prokuroria dhe gjykata.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/parate-e-pista-cuko-nga-400-raste-te-zbuluara-gjykata-denim-per-7/