Report TV - CEZ, Shkëlzeni refuzon betimin, Balla: Dil jashtë!

2017-06-04 1

Shkëlzen Berisha ka refuzuar për herë të tretë që të dëshmojë në komisionin hetimor për çështjen CEZ që ka ngritur shumica.

Djali i ish-kryeministrit nuk ka pranuar që të betohet përsa kohë kryetar është Taulant Balla, pasi sipas tij ka konflikt interesi, pasi është i dënuar nga gjykata për shpifje.

Pas debateve dhe ofendimeve, kryetari i Komisionit Hetimor i ka kërkuar Gardës së Republikës që të nxjerrin jashtë djalin e ish-kryeministrit, ndërsa theksoi se do të do të paditet për fyerje të institucioneve, faktin që nuk u betua dhe për evazion fiskal, pasi nuk ka paguar taksat për një transfertë 200 mijë euro, ndërsa nuk do të thërritet më në komision.

Kryetari i Komisionit Hetimor deklaroi se disponon transaksionin e datës 22 qershor 2009 kur në llogaritë e Shkëlzen Berishës kanë kaluar 200 mijë euro nga Ismail Mulleti.

"Kemi prova për evazion fiskal, do t'i kërkojmë prokurorisë hetim edhe për mos dhënien e dëshmisë sikur parashikohet në kodin penal dhe në kodin e procedurës penale.

Vetëm në një ditë ky dëshmitar në datën 22 qershor 2009 ka marrë 200 mijë euro nga Ismail Mulleti, kemi transaksionin.

Shkëlzen Berisha ka marrë 200 mijë euro pagesë komision për blerjen e tokave në fshatin Rinia në Durrës, 57 mijë m2 tokë, a thua ka pasur prona të babait në rrethin e Durrësit dhe ky i ka marrë shpërblimin për tokën që ka shitur.