Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shkelzen Berisha shpërtheu në akuza ndaj kreut të Komisionit Hetimor të ÇEZ Taulant Balla dhe kryeministrit Edi Rama pas largimit nga Komisioni.
Duke folur për mediat, ai tha se akuzat për evazion fiskal dhe fshehje parash nuk janë gjë tjetër vetëm se gënjeshtra paraelektorale të porositura nga Rama.
Berisha argumentoi edhe arsyet e këtij pretendimi, duke shtuar se Kryeministri është i gatshëm të thotë çdo gënjeshtër dhe ti lëpihet çdo krimineli që të qëndrojë në pushtet.
Berisha: Kam një dokument që vërteton që çdo taksë është paguar sipas kontratës. Ai atje lart është vetëm për të shpifur, ka profesion si shpifës, jeton si shpifës. Pasi të vërtetohet dhe kjo, se është deklaratë nga Tatimet kjo, do dëgjoni dhe një gënjeshtër të rradhës. Të gjitha janë gënjeshtra paraelektorale të porositura nga Edi Rama. Ai kërkon të mbulojë vjedhjet e tij 634 milion euro në marrëveshjen që ka bërë me ÇEZ. Kërkon të mbulojë sarajet e Surrelit me vlerë miliona euro, sa taksa ka paguar ai për këto? Nuk keni parë kurrë sa sa taksa ka paguar as një faturë të ndërtimeve në Surrel. Kërkon të mbulojë pallatin 5 katësh të bashkëshortes së tij në mes të Tiranës pa asnjë faturë. Ka deklaruar vetë se pallati është ndërtuar me para gjaku. Rama kërkon të mbulojë fakte tronditëse që pritet të dalin shumë shpejt që vërtetojnë kalimin e kufirit të vëllait të tij Olsi Rama me makinën e kryetrafikantit të drogës Genci Xhixha që ka qenë kapo e grupit të Xibrakës. Kjo shpjegon dhe arsyen që Xhixha nuk u kap nga policia. Edi Rama është i gatshëm të thotë çdo gënjeshtër, ti lëpihet çdo krimineli që të qëndrojë në pushtet.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/akuzat-per-fshehje-pasurie-berisha-genjeshtra-paraelektorale-te-rames/