Report TV - Grabitja në Kashar,Çerpja tregon shokët:Më dhanë shumë pak lekë

2017-06-04 2

Një konflikt mes Neim Avdulaj dhe Admir Çerpjas për ndarjen e sasisë së parave ka sjellë xhelozitë mes tyre.

Admir ose Xhuliano Çerpja, është një nga grabitësit që ka bashkëpunuar me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Çeprja ka rrëfyer para prokurorëve të dosjes se ai ishte një nga personat që kishte rolin e vëzhguesit, në dy grabitjet e kryera të blindave me para, atë të 3 dhjetorit 2015 dhe shkurtit 2017.

I arrestuari në Dibër, ka treguar se ka pasur rolin e vëzhguesit, nga pika e doganës në Tiranë, deri tek kthesa e Rinasit, ku pikërisht nga këta ka njoftuar, grupin tjetër si Enest Kupën dhe Admir Murataj.

Çerpja tregon se sasia e parave është ndarë në banesën e Neim Avdulajt në Yzberisht, që ndodhet mbi lokalin ?Tomi-Xhery?.

Ai më tej ka shtuar se pas grabitjes së 9 shkurtit në afërsi të Rinasit, ka qenë Dash Kupa dhe Admir Murataj ata që i kanë dërguar paratë e shpërblimit për informacionin e dhënë në banesën e Neim Avdulajt.

Ky i fundit, thotë Çerpja, në banesën e tij që ndodhet në Yzberisht, ka shpërndarë paratë e shpërblimit, për të cilat ai kishte kontestime.