Ora News – Përmbaruesit privat, shërbimi të mos funksionojë më si biznes

2017-06-04 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përmbaruesit privat nuk duan që shërbimi i tyre në të ardhmen të konsiderohet vetëm si një biznes por të zbatohen proçedurat në bazë të ligjit në fuqi. Gjatë diskutimit mbi draftin e përgatitur për ndryshimet ligjore, kreu i Dhomës së Përmbaruesve Privat propozoi që të racionalizohet numri i përbaruesve në bazë të nevojave dhe numrit të popullsisë.
Përmbaruesi nuk duhet parë vetëm si një biznes, por në kuadër të zbatimit të ligjit që dalin nga gjykatat.
Ky ishte shqetësimi kryesor i kryetarit të Dhomës së Përmbaruesve Privat, Tedi Malaveci, i ngritur gjatë një konsultimi me grupet e interesit dhe ekspertë, në kohën kur qeveria shqiptare po përgatit disa ndryshime në ligjin për shërbimin përmbarimor privat.
Malaveci: Përmbarimi nuk shihet thjesht si biznes dhe shërbimi përmbarimor privat edhe sot nuk duhet parë më sikur të jetë objekt tregëtimi sipas rregullave të tregut por është koha që ky shërbim ti referohet vetëm rregullave të ligjit. Përmbarimi është i panegociueshëm në treg.
Malaveci propozoi që numri i përmbaruesve të racionalizohet në bazë të numrit të popullsisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/permbaruesit-privat-sherbimi-te-mos-funksionoje-me-si-biznes/

Free Traffic Exchange