TIRANË-?Do kandidoj në qytetin e Tiranës. Kjo për arsyen se është qyteti ku kam lindur, është qyteti im?.
Kështu u shpreh sot në një prononcim për mediat kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi ku foli dhe për rëndësinë e procesit elektronik të votimeve. Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë zgjedhjet do të jenë të lira e të ndershme.
?Për të nxjerrë zgjedhjet nga kriza, dhe për ta bërë procesin transparent duhet votimi e numërimi elektronik,? tha Blushi.
Lidhur me protestën e PD, Blushi tha se nuk pajtohet për disa arsye.
?Ne nuk do jemi në atë çadër. PD dhe qeveria kanë sabotuar cilësinë e zgjedhjeve. Mendoni se PD do pranonte mos të kishte numërues që të numëronin vota? Jo, nuk besoj, është një nga 4 partitë që ka numërues në tryezë, ndaj nuk shkoj në çadrën e Berishës e Bashës?.