SHKODËR-Sot është mbyllur një operacion i gjerë antikanabis në Shkodër që rezultoi me zbulimin e parcelave, rrënjës dhe për herë të parë dhe farës së bimes së drogës.
Në pranga kanë kryesisht kultivues, banorë të fshatrave Omaraj, Plan, Pog e Mgullë, u sekuestruan armë si dhe bima e kanabisit.
Ndër të arrestuar bien në sy mbiemrat ku rezulton se disa janë pjestarë të së njëjtës familje, një efektiv të Forcave Speciale si dhe dy kryepleq.
Operacioni i koduar "Early Spring" ka zgjatur për një periudhë 10 mujore, dhe është përmbyllur në kuadër të një hetimi të zhvilluar në mënyrë të përbashkët nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
Në operacionin e zhvilluar dje për arrestimin e tyre u angazhuan 125 policë të D.V.P. e F.N.Sh Shkodër.
Synimi ka qenë i përqëndruar në dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të kultivimit të bimëve narkotike.