Ora News – Reforma në drejtësi, Gambert: Ka patur fushata për të bllokuar vettingun

2017-06-04 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në një studim të publikuar në Shqipëri për proçesin e integrimit të vendit dhe raportimit të medias, rezultoi se pjesa më dërmuese e artikujve janë sipërfaqësor dhe jo analitik. I pranishëm në prezantim të këtij studimi, shefi i seksionit politik në Delegacionin europian e vuri theksin në rëndësinë që ka reforma në drejtësisë dhe vettingun si dhe në fushatat e bëra për ta bllokuar atë.
?Ka patur fushata të ndryshme për të bllokuar reformën në drejtësi dhe vettingun, madje duke u përdorur dhe metoda të ndryshme për të përqëndruar çështjen tek individët, por vettingu është një parakusht për integrimin e vendit?.
Kështu është shprehur kryetari i grupit për seksionin politik dhe ekonomik në Delegacionin Europian në Shqipëri, Sylvain Gambert, i pranishëm në prezantimin e studimit të raportimi të medias për proçesin e integrimit.
Gambert: Përsa i përket reformës në drejtësi dhe vettingut, ka patur përpjekje të ndryshme për ta bllokuar atë, madje duke përdorur metodat që ngrejnë pikëpyetje të shumta për ndërkombëtarët. Intergimi europian ka të bëjë me një dialog të gjatë dhe prioritetet. Vettingu është parakusht i integrimit dhe shohim se si hidhen gënjeshtrat dhe bëhen përpjekje për lajme të rreme. Për median dhe kryesisht për shtypin e shkruar, duhen me tepër artikuj të thelluar, publikime të kërkimeve shkencore se çfarë është ky proçes dhe si qytetarët të përfshihen në të.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/reforma-ne-drejtesi-gambert-ka-patur-fushata-per-te-bllokuar-vettingun/