Ora News – LIBRA nis mbledhjen e firmave për zgjedhjet, Blushi kandidon në Tiranë

2017-06-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia LIBRA do të nxjerrë çadrat e saj në gjithë Shqipërinë për të mbledhur firmat e nevojshme të qytetarëve për t?u regjistruar në zgjedhje pas konfliktit me Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Në takimin me gazetarët, Blushi paraqiti edhe dy propozime për amendim të kaosit zgjedhor që kanë të bëjnë me kufizimin e shpenzimeve të partive gjatë fushatës dhe kontrollit të tyre. Blushi zbuloi se në zgjedhjet e 18 qershorit do të kandidojë në Tiranë.
Ben Blushi nuk ka me besim tek beteja ligjore me Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. LIBRA ka vendosur të mbledhë firmat e nevojshme për tu regjistruar në zgjedhje.
Blushi: Nuk ka përgjigje të kërkesës sonë për tu regjistruar si subjekt legal në zgjedhje. Për këtë shkak kemi filluar të mbledhim firmat dhe në shumë qytete të Shqipërisë sot, anëtarë dhe simpatizantë të LIBRA-s kanë filluar të mbledhin të paktën 10 mijë firma të domosdoshme nga 5 mijë që na duhen.
Me Komisionin e Reformës Zgjedhore pezull, dy deputetët e LIBRA-s do të propozojnë në Parlament dy amendamente për kodin zgjedhor, një për kufizimin e parave të partive në fushatë që për Ben Blushin nuk duhet të jetë më shumë se 300 mijë euro për parti dhe krijimin e një Bordi Ndërkombëtar të monitorimit të këtyre financave.
Blushi: Asnjë parti me një kofiçent krahasimisht modest me shpenzimet që përdorin vendet e zhvilluara perëndimore, europiane, sipas nesh ansjë parti nuk duhet të harxhojë më shumë se 42 milionë lekë të reja ose afro 300 mijë euro për zgjedhje. Kemi vendosur dhe do të propozojmë që të ngrihet një bord i monitorimit dhe transparencës së shpenzimeve të fushatës në të cilin të gjithë kandidatët bashkë me partitë të kenë detyrimin të dorëzojnë shpenzimet që bëjnë gjatë fushatës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/libra-nis-mbledhjen-e-firmave-per-zgjedhjet-blushi-kandidon-ne-tirane/

Free Traffic Exchange