Ora News – Shqipëria financon terrorizmin!? U bllokuan 28 mln euro transaksione

2017-06-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fakte tronditëse u bënë publike në raportin e Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave në Komisionin e Sigurisë Kombëtare. Shqipëria financon terrorizmin dhe për këtë ekziston edhe një listë me emrat e tyre. Gjatë 2016, kjo Drejtori ka bërë 1300 raportime për transaksione të dyshimta, ka bllokuar 28.77 mln euro dhe ka dërguar për proçedim penal 184 raste. Dyshimet për transaksionet e dyshimta hidhen në bankat e nivelit të dytë, ndërsa trafiku i drogës po gjeneron para të pista dhe ndërtimi po i pastron.
Ekzistenca e një liste sekrete me emrat e personave që financojnë terrorizmin nga Shqipëria është evidentuar nga Drejtoria e Përgjthshme e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave.
Ky fakt u bë publik në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, nga drejtori i deleguar Agim Ismaili, pas dorëheqjes së Alket Hysenit.
Ismaili: Për herë të parë në vend u bë shpallja, listimi i brendshëm për persona të dyshuar për financim terrorizmi me miratimin e ligjit për masat kundër financimit të terrorizmit në vitin 2013, në tetor, ky ligj u provua gjatë 2016 që një numër personash edhe shqiptarë u listuan në ato lista si financues të terrorizmit. Për pasojë të gjitha konseguencat e mëtejshme për ngrirje asetesh dhe pasurish të tyre.
Ismaili tha se edhe trafiku i drogës po gjeneron para të pista, ndërsa për 2016 janë bllokuar 28.772 milonë euro transaksione të dyshimta. Ndërtimi sipas Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave mbetet sektori ku pastrohen shuma të mëdha parash.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/brenda-2016-jane-bllokuar-28-milione-euro-transaksione-te-dyshimta/

Free Traffic Exchange