Ora News – Rëndohet pozita për Mark Frrokun, Prokuroria i ndryshon akuzën

2017-06-04 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rëndohet akoma më shumë pozita e ish deputetit Mark Frroku. Përveç vrasjes dhe mosdeklarimit të pasurisë, Prokuroria e Tiranës ka vendosur të ndryshojë njërën nga akuzat që rendojnë mbi deputetin, nga ndërtim i paligjshëm në ndërtim i paligjshëm për qëllime përfitimi që deputetit Frroku mund t?i shtojë edhe pesë vjet heqje lirie. Kërkesa u bë në Gjykatën e Tiranës teksa pritej që organi i akuzës të paraqet konkluzionet përfundimtare dhe të kërkonte dënimin për Frrokun.
Adriatik Cama, prokuror: Sa i përket veprës penale të ndërtimit të paligjshëm, u provua se ky ndërtim për vlerësimin tonë është kryer për qëllim fitimi. Ne i ndryshojmë akuzën të pandehurit nga vepra penale ndërtim i paligjshëm, në ndërtim të paligjshëm për qëllime fitimi.
Në këto kushte gjykata vendosi të shtyje seancën në mënyrë që me këtë akuzë të re të njihej edhe vetë i pandehuri. Ndërkohë jashtë seancës avokati i tij Tonin Prendi, e cilësoi të padrejtë kërkesën e prokurorisë
Tonin Prendi, avokati i Frrokut: Nuk mund të ndryshohet akuza duke u akuzuar për një vepër penale në bazë të një ligji, i cili në kohën që mendohet të jetë kryer vepra penale, ky ligj nuk ka ekzistuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/prokuroria-ndryshon-akuzen-per-mark-frrokun/