Ekspertët dhe banorët fajësojnë Bankers për tërmetet

2017-06-04 3

Ekspertë të fushës, banorë të Zharrëzës dhe gazetarë dhanë fakte se si operacionet e naftës së kompanisë Bankers Petrolium e kanë bërë të pajetueshme këtë zone.

Banoret e Zharrëzës rrëfyen se në fshatin e tyre nuk ka patur më parë tërmete dhe ato filluan me nisjen e kërkimeve të kompanisë Bankers.

Sizmiologu Rexhep Koçi, i lidhi shpërthimet me injektimin e ujit teknologjik nga Bankers Petroleum, por befasoi jo pak kur tha se lëkundjet u ndalen me një urdhër të qeverisë në vitin 2014.

Në Zharrëz janë 508 shtëpi të dëmtuara, 26 prej të cilave janë tërësisht të pabanueshme./ TV KLAN

Free Traffic Exchange