Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha në një konferencë me homologun e tij francez Bruno Le Roux se dy vendet janë të angazhuar për të luftuar terrorizmin, krimin e organizuar dhe lufën kundër korrupsionit.
Tahiri tha se dy vendet do të ngrenë grupe të përbashkëta hetimore për të luftuar këto fenomene.
Edhe ministri i Brendshëm francez Bruno Le Roux tha se vizita vjen në kuadër të bashkëpunimit me dy vendeve, i cili do të forcohet në 28 mars ku dy kryeministrat do të nënshkruajnë në Paris një marrëveshje partneriteti.
Bruno Le Roux: Vizita ime është në kuadër e forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, marrëdhënie të cilat më 28 mars do të forcohen akoma më tepër me nënshtkrimin nëë Parsi të dy kryeministrave tanë në kuadër të strategjisë dhe partneritetit.
Sot ishim konrketë për pikat që do zgjerojmë këtë bashkëpunim veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.
Ne duam të forcojmë luftën kundër personave që shfrytëzojnë territorin për të vjedhur.
Ky bashkëpunim ekziston por ne duam ta thellojmë sepse jemi të interesuar për çrrënjesojen e këtyre fenomeneve.
Franca është një vend që pret dhe di të presë njerzit, por ajo pret që të vijnë me kushte të rregullta. Mirësevinë studentë, artisë shqiptarëe që duanm të viztojnë vendin tonë. Por ne kemi synim të intesifikojmë politikat kundër emigrimit të paligjsjhëm.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ministri-tahiri-pret-homologun-e-frances-bruno-le-roux/