Ben Blushi ka vendosur të mbledh 5 mijë firma qytetarëve për të regjistruar partinë e tij ?Libra?, për tu bërë pjesë e garës zgjedhore 18 qershorit, pasi ai beson se KQZ me manovra anti-ligjore siç thotë po tenton ta bllokoje këtë të drejtë.
E sigurt që ?Librën? nuk do ta pengojnë dot të futet si forcë politike në zgjedhje, 2 deputetët e saj në Parlament kërkojnë garanci që vota e mbështetëseve të tyre të numërohet, ndaj kanë hartuar një projektligj për ndryshime në kodin zgjedhor mes te cilave dhe numërimin elektronik ne këto zgjedhje.
Blushi zbuloi se për herë të parë në këto 20 vjet në politik, do të kandidoje si deputet në Tiranë. / TV KLAN