Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave raportoi në Komisionin e Sigurisë se gjatë vitit të kaluar pati dyshime për transferta të dyshimta parash nga bankat me vlerë 28 milionë euro. Por, drejtori i komanduar, Agim Ismaili tha se prokurorët, shumicën e procedimeve e kanë mbyllur duke shkelur ligjin.