16 persona u vunë në pranga nga policia e Shkodrës të dyshuar si kultuivues dhe trafikantë të bimëve narkotike. Mes tyre në pranga janë vënë edhe dy kryepleq 39-vjeçari Dritan Lisaj kryeplak i fshatit Mgullë dhe Gjin Lushi 61-vjec kryeplak i fshatit Xhan të cilët akuzohen përvec shpërdirimit të detyrës edhe për bashkëpunim në kultivimin e lëndëve narkotike. Hetimet për këtë operacion të koduar "Early Spring" zgjatën 10 muaj. Gjatë këtij hetimi në periudha të ndryshme janë sekuestruar mbi 31 mijë rrënje bime cannabis sattiva, 150 kg i përpunuar dhe një sasi fare. Policia thotë se sekuestroi edhe një mitraloz, 2 automatikë, 2 pistoleta, një sasi fishekësh dhe 9 automjete. Sipas burimeve zyrtare operacioni vijon dhe janë shpallur në kërkim edhe persona të tjerë, por emrat nuk bëhen publike për shkak të hetimeve.