Report TV - Calavera-kritikëve: Bordi i ONM natyrë të pastër administrative

2017-06-04 1

TIRANE-Drejtuesja e Organizatës Ndërkombëtare të Monitorimit të zbatimit të Vettingut, Genoveva Ruiz Calavera deklaroi sot se, ?grupi i ONM ka natyrë të pastër administrativ?.

Zyrtarja spanjolle në një letër të hapur publike ka dhënë sqarime ndaj çdo të interesuari apo kritiku mbi bordin që ajo drejton. Nisur nga kërkesa e eurokomisionerit Hahn dhe në dijeni të kryeministrit Rama, Calavera sqaron se njësia që ajo drejton ka si qëllim, lehtësimin e bashkimin e punës e KE me SHBA në këtë proçes të Reformës shqiptare në Drejtësi.