Edhe pse një ditë më parë ministri i Energjisë dhe Industrisë firmosi një urdhër për ndalimin e përhershëm të injektimit të ujit në zonën e puseve të Zharrzës dhe u shkrua drafti për dëmshpërblimin e banesave të tyre, protestuesit e këtij fshati vijojnë të qëndrojnë në protestë.
Ata thonë se më shumë se sa jeta e tyre nuk vlen dëmshpërblimi për shtëpinë. Prandaj kërkojnë që të merren masa për rehabilitimin e mjedisit në fshatin e tyre, i cili është i pajtueshëm.
Banorët e Zharrzës thonë se që prej momentit kur Bankers filloi punën në fushat e Patoz Marinzës, dëmet, lëkundjet dhe sëmundjet nuk kanë pushuar. Edhe pse në të ftohtë e të lodhur, ata thonë se nuk do të tërhiqen derisa të plotësohen të gjitha kërkesat e tyre./ TV KLAN