Drejtoria kundër Pastrimit të Parave ka bllokuar gjatë vitit 2016, 28 milionë euro, të ardhura këto nga veprimtari kriminale, kryesisht nga trafiku i drogës.
Zv/Drejtori i Përgjithshëm i DPP, Agim Ismailaj, paraqiti raportin e këtij institucioni në komisionin parlamentar të sigurisë. Ismailaj tha se për 2016-ën u evidentuan 1300 raportime për transaksione të dyshimta.
"Janë bllokuar 28 milionë euro në banka të dyshuara si para të pista. Paratë e dyshimta më së shumti vijnë nga trafiku i drogës, por dhe evazioni fiskal.
Raportimet na vijnë nga bankat, noterët, hipotekat. Mbi 300 raste të dyshimta kanë ardhur falë raportimit nga subjektet. Për vitin 2016 ka pasur 1300 raportime për transaksione të dyshimta. Në 2016 u dërguan 184 raste në Prokurori, vetëm 5 kaluan në Gjykatë. Rastet e tjera të paraqitura u mbyllën nga prokuroria", u shpreh Ismailaj.