Basha: Rrisim ndjeshëm pensionet - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-04 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne çadrën e protestës se opozitës nuk diskutohen vetëm standardi i zgjedhjeve, por edhe vizioni i Partisë Demokratike per qeverisjen e vendit, nëse qytetaret i besojnë votën. Lideri i opozitës Lulzim Basha ka shfrytëzuar nje bashkëbisedim me pensionistet për te premtuar se nëse opozita vjen ne pushtet, pensioni minimal do te jete 25 mije leke, premtim qe artikulohet vetëm nje dite para se te hyje ne fuqi rritja e pensioneve me 3 perqind nga qeveria Rama. ?Vetëm brenda katër viteve të ardhshme, pensionet e shqiptarëve të rriten 40% dhe ne mos kemi pension nën 250 mijë lekë në muaj.? Basha ka sqaruar edhe se ku do ti gjeje paratë qeveria per te realizuar ketë rritje te pensioneve ?Tenderat korruptive, koncesionet korruptive, do të anulohen. Paratë e shqiptarëve që kanë futur në xhepat e tyre në kurriz të mosrritjes pensioneve, në kurriz të shëndetësisë së falimentuar, në kurriz të tarifave të rritura të universiteteve jo vetëm do të anulohen, por unë zotohem sot se paratë do t?ua nxjerrim nga xhepat e fryrë dhe do t?i kthejmë në pensione më të mëdha, në shëndetësi të vërtetë, në arsim të vërtetë për shqiptarët.? Protestës se opozitës i janë bashkuar edhe banoret te Himarës, te cilëve Basha u ka premtuar respektim te se drejtës se pronës.