BURREL-Prej më shumë se 25 vitesh banorët e fshati ?Gropë? të njësisë administrative Lis në Burrel, janë pa një rrugë funksionale.
Banorët e kësaj lagje në formë proteste kërkuan këtë të shtunë të rikthehet vëmendja edhe tek ata, të cilët nevojën e vetme dhe kërkesën e vetme ndaj pushtetit vendor e atij qëndror kanë bërjen funksionale të rrugës.
Ndonëse deri në nëntor të vitit të kaluar në këtë rrugë mund të kalonin vetëm mjetet bujqësore, por shirat e fundit edhe atë copër rrugë e kanë bërë të pakalueshme.