Report TV - Rama-Biznesit: Vetting! Gjykata Administrative kasapi i radhës

2017-06-04 0

TIRANE- Në një takim me sipërmarrës te biznesit, Kryeministri Edi Rama u shpreh se është momenti që duhet të zhbllokohet Vettingu, pasi kjo nuk duhet parë si çështje politike e as partiake, por është çështje kombëtare.

Në kushtet kur miratimi dhe aplikimi i ligjit të Vetting-ut konsiderohet si i vetmi kusht i vendosur për hapjen e negociatave në progresraportin e BE-së, më 2016, Kryeministri theksoi se për këto çështje e për shumë të tjera duhet që politika t?i hapë rrugë zbatimit të Vettingut.

?Të zhbllokojmë Vettingun, nuk është cështje politike, por e interesit kombëtar që këta mjeshtra e kthyen prej 20 e ca vitesh drejtësinë në tregun më të madh në këtë vend ku e drejta blihet ose shitet njësoj sic shitet e blihet mish duhet të marrin atë që meritojnë, duhet të zhduken nga rruga e këtij populli?.