Report TV - Kompleks i ri multisportiv në Parkun e Liqenit, hapësira për të rinjtë

2017-06-04 0

Parku i Liqenit të Tiranës ka fituar një përmasë të ri, jo vetëm sa i takon hapësirës që ofron për argëtim, por edhe rëndësisë që po i jepet ushtrimit fizik dhe sportiv.

Pas këndit të lojërave për fëmijë dhe këndit të ri të forcës për të rriturit, Liqenit i është shtuar edhe kompleksi më i madh multisportiv, i cili u shërben të gjithë atyre që duan të luajnë futboll, basketboll, volejboll, regbi, hendboll, hokej me patina etj.

Bashkia e Tiranës ka rehabilituar plotësisht tre fushat sportive, të cilat nga sot janë në dispozicion të qytetarëve dhe të apasionuarve pas sportit në natyrë. Fushat e reja u përuruan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se ky kompleks i jep më shumë jetë parkut dhe krijon mundësi argëtimi për të gjitha grupmoshat.

Free Traffic Exchange