Report TV - Protesta, Basha: Oligarkëve do iu marrim paratë, ua kthejmë qytetarëve

2017-06-04 0

Kryetari i PD, Lulzim Basha, u shpreh sot se paratë e përfituara nga të ashtuquajtur oligarkë sipas tij, do iu kthehen qytetarëve.

Gjatë një bashkëbisedimi me pensionistë në çadrën e protestës së PD, Basha tha se do anulojë tenderët dhe koncesionet korruptiv.

Ai deklaroi gjithashtu se nëse PD do vijë në pushtet, brenda katër viteve nuk do ketë pensione minimale nën 250 mijë lekë të vjetra në muaj.