Report TV - KLSH: Zyrtarët i kanë shkaktuar shtetit 534 milionë euro dëm

2017-06-04 4

534 milionë euro dëmi ekonomik dëm ekonomik që zyrtarët shtetëror i kanë shkaktuar shtetit Shqiptar.

Gjatë analizës vjetore për vitin 2016 që kryetari Kontrollit të Lart Shtetëror, Bujar Leskaj ka bërë në Vlorë është deklaruar se ka parregullsi dhe shkelje financiare ne të ardhurat publike janë në përmasa mjaft të mëdha.

Sipas këtij institucioni shkeljen në shpenzimet e kryera kapin shifrat e 25.5 miliardë lekë ose 188 milion euro.

Shkeljet e disiplinës financiare me ndikim negativ të performancës së subjekteve të audituara si në të ardhura dhe shpenzime janë 56. 8 miliardë lekë ose 346 milione euo.

Në total këto shkelje shkojnë në shifrën e 73 miliardë lekë ose 534 milione euro. Leskaj ka konfirmuar se kemi të bëjmë me shkelje në shifra që duhet të vënë në levizje jo vetëm KLSH-në, por mbi të gjitha institucionet përgjegjëse dhe qeverinë shqiptare.

Ndërkohë gjate analizes janë përmendur edhe bashkpunimi i ngushte me institucionin e Presidentit të Republikës, ndërsa gjatë dy diteve, do të përcillen problematikat e vërjtura në audimet e KLSH dhe plani i punës për 2017-ën.

Free Traffic Exchange