Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në mbyllje të programit tre vjeçar të Shqipërisë me FMN, Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se tashmë mes palëve ka një marrëveshje të re. Sipas tij ajo është konfirmuar nga FMN dhe pas zgjedhjeve do të ketë një program të ri. Teksa ndalet tek situata aktuale, Ahmetaj tha se tensioni politik i krijuar është artificial dhe ai po dëmton investitorët.
Tensioni politik i ditëve të fundit, sipas Ministrit të Financave është artificial, por ai po dëmton investitorët dhe zbatimin e reformave të nisura. Këtë qëndrim, Ministri Ahmetaj e mbajti në daljen e tij për mbylljen e marrëveshjes tre vjeçare me FMN.
Ahmetaj: Fillimi i vettingut do të ishte një sinjal shumë i rëndësishëm për sipërmarrjen vendase dhe investitorët e huaj. Artificialiteti i tensionit politik është në funksion të dëmit të imazhit të vendit, të ekonomisë së vendit dhe reformave.
Është miratuar një marrëveshje e re e Shqipërisë me FMN sipas Ahmetaj, ndërsa pas zgjedhjeve do të ketë një program të ri.
Aktualisht, thotë kreu i Financave, FMN do të monitorojë rekomandimet e dhëna. Ndërsa sfidë mbetet mireadminstrimi dhe mirëplanifikimi i investimeve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/fmn-ne-rolin-e-monitoruesit-deri-ne-fund-te-2017-programi-i-ri-pas-zgjedhjeve/