Grevistet e Zharrëzës: Shpërthimet makthi ynë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një arsye madhore e ka detyruar Përparim Hoxhën të vijë në zyrat Ministrisë se Energjisë në Tiranë, pasi shteti, siç thotë ai, nuk shkoi për të parë banesën e tij në Zharrës, e cila thuajse ka dalë jashtë përdorimit.Përparimi është një nga banorët e Zharrës që sot e quajnë edhe ?miniere ari?.Babai i tre fëmijë tregon se shpërthimet në fshat janë kthyer në një makth për fëmijët, të cilët nuk e bëjnë gjumin e qetë. Gjaku i banorë sipas tij është i mbushur me helme.Që pas vitit 2008, kohë e cila përkon edhe me shtimin e prodhimit filloi edhe tragjedia e banorëve të këtij fshati. Pas atij viti shpërthimet dhe dëmet kanë qenë të pandalshme.Ministria e Energjisë thotë se të mërkurën pritet që qeveria të miratojë vendimin për dëmshpërblimin fillimisht te 70 familjeve si dhe sistemimin e tyre në banesa me qira deri në riparimin e dëmeve.Nuk ka ende një shifër të përcaktuar të fondit që do të vihet në dispozicion. Por pavarësisht angazhimit të treguar nga qeveria për zgjidhjen e kësaj situate, Përparimi mbetet ende dyshues. Dhe ai ka një arsye për këtë: Zharrëza eshte si me një qyp mjalti, ku te gjithe politikane e biznesmen kane ngjyer, e duan të ngjyejnë gishtin.

Free Traffic Exchange