Report TV - PD ngre mbi Kryeministri dronin me banerin për zgjedhje të lira

2017-06-04 0

Partia Demokratike ka ngritur mbi Kryeministri një dron me një banderolë me mbishkrime për zgjedhje të lira.

Në baner shkruhet "Zgjedhje të lira pa drogë dhe të droguar", kauzë kjo e demokratëve për të cilën kanë nisur prej 10 ditësh protestën në Bulevardin e kryeqytetit.

Droni ka fluturuar për disa minuta mbi ndërtesën e Kryeministrisë.

Kreu i qeverisë Edi Rama nuk ndodhej në zyrë në ato momente, pasi këtë të hënë ka zgjedhur të vizitojë Universitetin "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan, nga ku i bëri thirrje PD-së që të votojë Vettingun dhe më pas të protestojë ose edhe të bojkotojë.

Ndërkohë, dy thasë me miell të cilët simbolizojnë drogën, janë vendosur nga protestuesit pranë çadrës në Bulevard.