Ora News - Thirrjet për dhunë, Tahiri: Bashën nuk do doja ta kisha as komshi

2017-06-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është shprehur se 98% e shqiptarëve e duan vetingun dhe reformën në drejtësi ndërsa apeloi që këta të fundit të firmosin peticionin. Tahiri nuk kurseu as ironinë duke thënë se me thirrjet për dhunë nuk do të donte ta kishte Bashën as Komshi.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri firmosi këtë të hënë peticionin qytetar që këkron zbatimin e reformës në drejtësi. Pas firmsjes ministri tha se zbatimi i kësaj reforme nuk është çështje partish por një çështje që ndan dy botë ata që e duna dhe ata që nuk e duan këtë reformë
Tahiri: Për ne ka shumë rëndësi t?ia bëjmë shumë të qartë publikut se këtu ndahen dy botë: ata që duan që drejtësia të jetë peng ? dhe ata që duan që drejtësia të jetë e lirë e të vendosë në bazë të ligjit e të së drejtës, jo sipas muskujve e parave. Ata që duan që Shqipëria të jetë më e drejtë ? dhe ata që duan që Shqipëria të mbetet peng e gjyqtarëve të korruptuar.
Referuar padisë që policia i bëri disa ditë më parë kreut demokrat Basha, ministri Tahiri bëri ironi se atë njeri nuk do të prefereonte ta kishte as komshi.
Tahiri: Nuk kam asnjë koment. Të gjithë institucionet bëjnë detyrën. Unë të them të drejtën nuk i kuptoj deklaratat agresive, arrogante apo qëndrimin fodull të këtij njeriu, që personalisht nuk do pranoja me këto karakteristike ta kisha as komshi, jo më kryetar të opozitës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/thirrjet-per-dhune-tahiri-bashen-nuk-do-doja-ta-kisha-as-komshi/

Free Traffic Exchange