Report TV - Aktivitet për nxitjen e punësimit të personave me aftësi të kufizuara

2017-06-04 1

Punësimi i personave me aftësi të kufizuara, në një kohë që ligji detyron kompanitë të punësojnë në 25 punonjës njëri të jetë i komunitetit PAK, ka mbledhur së bashku Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, si dhe drejtues të kompanive të ndryshme dhe punëkërkues nga kjo kategori. Qëllimi i aktivitetit ishte nxitja e punësimit të personave me aftësi të kufizuar.

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi nënvizoi mangësitë e mëdha në aksesueshmërinë e ambienteve për personat PAK, duke tërhequr vëmendjen edhe të institucioneve shtetërore për mungesën e infrastrukturës.

?Po të shikosh shifrat, po të shikosh veprimet situata ka ndryshuar shumë. Ministria e Mirëqenies Sociale në kuadër edhe të politikave që ka për nxitjen e punësimit në përgjithësi një nga programet e veçanta e ka për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe po ashtu pjesë e këtij programi janë edhe pagesat apo ndihmesat që u jepen këtyre bizneseve për të krijuar aksesueshmëri e cila është një nga problemet më të mëdha dhe kjo jo vetëm në ndërmarrje apo biznese?, tha Klosi.