http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i është bashkuar thirrjes së shoqërisë civile, për nënshkrimin e peticionit, që mbështet zbatimin e procesit të Vettingut. Ai tha se është pjesë e shumicës dërrmuese të shqiptarëve që kërkojnë reformën në drejtësi. Sipas Tahirit, vettingu ndan palët në dy kampe, pro dhe kundër vettingut. ?Një proces që ndan dy botë, ata që duan dhe ata që nuk e duan reformën në drejtësi.? I pyetur mbi thirrjet e Lulzim Bashës, për radikalizim të protestës së opozitës, ministri i Brendshëm e shoqëroi me një batute. ?Nuk do pranoja ta kisha as komshi dhe jo më kryetar të opozitës.? Shoqëria Civile prej të shtunës së kaluar ka nisur mbledhjen e firmave të qytetarëve, për t?u bërë apel klasës politike të zbatojnë procesin e pastrimit të drejtësisë nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar.