Gomonia e kapur me drogë në Vlorë

2017-06-04 15

Tvklan.al ka mësuar detaje të reja në lidhje me gomonen e bllokuar mbrëmjen e djeshme nga policia kufitare pranë Zvërnecit. Burime nga policia kanë thënë se në gomone është gjetur 900 kg kanabis dhe kishte si destinacion shtetin italian.

Sipas burimeve nga policia në pranga kanë përfunduar 6 persona, ndërsa ky grup kriminal kishte më shumë se një muaj që mbahej nën hetim.

Policia ka arrestuar:
- Eduart Grabova, 39 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe.
- Redjan Hasanaj, 28 vjeç, banues në Vlorë.
- Napolon Arshiaj, 27 vjeç, banues në fshatin Lepenicë.
- Ilir Qejvani, 24 vjeç, banues në Vlorë.
- Jani Bajramaj, 24 vjeç, banues në fshatin Lukovë.
- Eduart Abazi, 49 vjeç, banues në Vlorë.

Gomonia ishte rreth 5 metra e gjatë dhe me motorë të fuqishëm. Lënda narkotike me peshë totale prej 900 kilogramë, u gjet rreth 50 m larg bregut të detit, e paketuar nëpër pako me peshë 15-30 kg secila, me mbështjellje natribani.

Katër personat e parë (Grabova, Arshiaj, Hasanaj dhe Qejvani), u arrestuan nga policia në momentin kur tentuan të ngarkonin lëndën narkotike në gomone, në vendin e quajtur "Hunda e plakut", vend në të cilin kishin transportuar pakot me lëndë narkotike nëpërmjet dy automjeteve Benz me targë AA 252 DK dhe Toyota me targë AA 354 MK.
Mjeti lundrues u largua menjëherë sapo ndjeu ndërhyrjen e forcave të policisë nga toka dhe në tentativë për t'i shpëtuar ndjekjes, u bllokua nga

Policia Kufitare dhe Guardia di Finanza në Gjirin e Portonovës, Zvernec. Mjeti lundrues, ka përmasat prej rreth 6 m gjatësi, 2.4 m gjerësi dhe me 1 motor 75 CC.

Policia ka bërë të mundur kapjen e pilotit të gomones dhe ndihmësit të tij (Bajramaj dhe Abazi), të cilët u arrestuan pas 8 orë ndjekjesh në pyllin e fshatit Pish Poro. /tvklan.al

Free Traffic Exchange