http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Drejtësisë ka folur sërish për letrën që u ka dërguar ambasadoreve, Lu e Vlahutin si edhe komisionerit per zgjerim ne BE, Johanes Hahn. Sipas Petrit Vasilit në atë letër janë ngritur disa problematika me qellim qe roli i ONM-së te jete ne përputhje me Kushtetutën. ?Kam ngritur disa çështje që besoj se janë plotësisht të ndreqshme, të cilat e fusin procesin në një rrugë të domosdoshme të qartësisë së kushtetutës që vendosin qartë rregullat e komunikimit mes institucionit të ONM-së dhe komunikimet edhe me institucionet shqiptare për t?i kryer në mënyrë sa më të mirë dhe transparente. Dhe sigurisht letra i bie këto në vëmendje. Unë kam detyrimin që t?i bëj të qarta atje ku konstatoj?. Këto deklarata ministri Vasili i bëri në përfundim të analizës vjetore të Shërbimit Përmbarimor Publik.