Gruevski ofertë Zaevit: Refuzo “shqipen”, do të mbështes si kryeministër - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne ditën kur Zoran Zaev dorëzon firmat ne presidence dhe pret te marre mandatin per formimin e qeverise se re, i vjen nje oferte befasuese nga armiku i tij politik Nikola Gruevski, qe i shtrin dorën, vetem te mos bashkëpunoje me shqiptaret, duke pranuar platformen e tyre. Ne nje interviste televizive dhe me pas ne profilin e tij ne facebook, mesazhi i Gruevskit për Zaevin është se do të marrë 51 votat e VMRO-së për implementimin e programit të tij politik, e madje po të dojë mund edhe ta burgosë, nëse premton të mos prekë themelet e shtetit. ?Ne jemi të përgatitur të mbështesim LSDM-në në pushtet, si parti pakice, po rrëzoi ligjin e gjuhës, platformën e Tiranës dhe propozimin për të ripërvijuar e degraduar Maqedoninë. Nëse Zaevi këmbëngul kaq shumë që të jetë shef i ekzekutivit, atëherë do ta lëmë të zbatojë programin e tij, për sa kohë nuk sulmon shtetin dhe interesat kombëtare. Mund të na godasë neve po deshi, por jo shtetin. Do të dal vullnetar, nëse kjo do të jetë dëshira e tij, që të arrestohem, burgosem, sulmohem dhe VMRO-ja sërish do ta mbështesë qeverinë e tij.? LSDM-ja arriti javën e kaluar një kompromis me BDI-në dhe partitë e tjera shqiptare për ngritjen e shqipes në statusin e gjuhës zyrtare në të gjithë Maqedoninë, diçka që shkon përtej marrëveshjes së Ohrit të vitit 2001. Megjithatë, ende nuk ka nje vendim final nga ana e BDI-se per te hyre ne koalicion me LSDM-ne.