Leksioni i hapur - Rama: Pushtetin në sistemin e drejtësisë e kanë kriminelët

2017-06-04 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama mbajti një leksion të hapur me stundetët në universitetin e Elbasanit ku sërish nënvizoi domosdoshmërinë e vettingut.
Edi Rama: Një mollë e kalbur kalb gjithë arkën thotë populli. Ju siguroj që në sistemin tonë të drejtësisë ka padiskutim personalitete e kapacitete, por të gjitha këto janë të asfiksuara për shkak se pushtetin në sistemin e drejtësisë e kanë kriminelët me plot gojën. Nuk di si ta quaj ndryshe një gjykatës apo prokuror që vepron në emër të popullit e kushtetutës për të mbrojtur interesat e krimit dhe të kriminelëve. Pse nuk ka asnjë sekond për të humbur, për faktin e thjeshtë se sot është e hënë dhe në gjykata zhvillohen gjyqe. Askush nuk garanton dot se në momentin që ne po flasim nuk është duke u bërë krim apo padrejtësi ndaj atyre që kërkojnë drejtësi dhe një favor ndaj atyre që përmes padrejtësisë së gjykatës i ikin drejtësisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-pushtetin-ne-sistemin-e-drejtesise-e-kane-kriminelet/