Report TV - Vettingu,Tahiri firmos peticionin: Të korruptuarit larg nga drejtësia

2017-06-04 0

Qytetarët vijojnë të firmosin peticionin e cili do t'i çohet Parlamentit për të zbatur ligjin e Vetingut.

Në çadrën e ngritur pranë Parkut Rinia deri më tani mijëra qytetarët kanë dhënë firmën e tyre pro zbatimit të këtij ligji.

Gjatë ditës së sotme peticionin e ka firmosur edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe deputeti i PS, Ulsi Manja.

Tahiri u shpreh se vetëm nëpërmjet Vettingut do të largohen gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

"Kërkojmë ndihmën e 98% të qytetarëve shqiptarë për ta çuar reformën përpara.

Të firmosim këtë peticion të iniciuar nga shqiptarët. Për mua nuk ka asnjë diferencë kush është me PD apo me PS, kjo nuk është çështje partish, por çështje e Shqipërisë që duam, e Shqipërisë së gjeneratës tjetër. Ka shumë rëndësi t'ia bëjmë shumë të qartë publikut se këtu ndahen dy botë, ata që e duan drejtësinë peng të politikës dhe ata që dua një Shqipëri më të drejtë.