ELBASAN-Kryeministri Edi Rama mbajti sot një ligjëratë me studentët në Universitetin e Elbasanit ?Aleksandër Xhuvani?.
Në fjalën e tij, Rama më shumë se në Reformën në Arsimin e Lartë u përqëndrua tek Reforma në Drejtësi. Sipas kryeministrit, ?Reforma në Drejtësi do të jetë reforma e reformave. Ylli polar qe do drejtoje të bërit shtet?.
Rama shfrytëzoi këtë takim dhe pyetjet nga studentët për t?i bërë thirrje opozitës që të kthehet në Kuvend dhe të votojë ngritjen e institucioneve të Vettingut.
Kryeministri theksoi se është koha që opozita të dëshmojë që nuk është mburojë e gjykatave të pushtuara nga kriminelët dhe të mos bllokojë këtë proçes që sot pret votën e së djathtës për të kaluar në zbatim.