Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, ka folur sërish për letrën që u ka dërguar titullarëve të institucioneve dhe ambasadorëve.
Sipas tij, në atë letër janë ngritur disa problematika për të futur rolin e ONM-së dhe komunikimin e institucioneve për këtë proces në rrugë kushtetuese.
"Kam ngritur disa çështje që besoj se janë plotësisht të ndreqshme, të cilat e fusin procesin në një rrugë të domosdoshme të qartësisë së kushtetutës që vendosin qartë rregullat e komunikimit mes institucionit të ONM-së dhe komunikimet edhe me institucionet shqiptare për t'i kryer në mënyrë sa më të mirë dhe transparente. Dhe sigurisht letra i bie këto në vëmendje. Unë kam detyrimin që t'i bëj të qarta atje ku konstatoj", u shpreh Vasili.