Banorët e Zharrzës janë të vendosur të qëndrojnë përpara Ministrisë së Energjisë deri në daljen e vendimit nga Këshilli i Ministrave. Ata thonë se do të vazhdojnë protestën deri sa të zbardhet VKM-ja, pasi thonë se nuk u besojnë fjalëve.
Protestuesit kërkojnë që të vendoset një afat për dëmshpërblimin e banesave të dëmtuara dhe të ndalen injektimet në puse nga kompania Bankers.
Sipas banorëve të Zharrëzës, edhe pas pezullimit të injektimit të ujit teknologjik për Kompaninë Bankers, në zonë janë ndjerë sërish lëkundje të lehta.
Pas protestave dhe grevave të vazhdueshme, mbi 20 përfaqësues të banorëve të dëmtuar nga lëkundjet e tokës në Zharrës u nisën para disa ditësh në një marshim nga Fieri në Tiranë për plotësimin e kërkesave të tyre.
Prej të shtunës ata vijojnë të qëndrojnë përpara Ministrisë së Energjisë. Kjo Ministri u shpreh të dielën se ka rënë dakord në parim me grevistët dhe se po punon për realizmin e marrëveshjes.
Tv Klan