Report TV - Protesta, kreu i të Rinjve të Djathtë Europianë thirrje Metës:Lëre Ramën

2017-06-04 0

Partia Demokratike kishte ftuar në protestën e sotme para Kryeministrisë Kryetarin e Unionit të të Rinjve të Djathtë në Europë Javier Hurtado Mira dhe kryetarin e Forumit Rinor të CDU në Gjermani, Paul Ziemiak.

Kryetari i të rinjve të PPE, Javier Hurtado Mira deklaroi se Shqipëria është e kërcënuar nga një qeveri socialiste, ndërsa i bëri thirrje Metës të shkëputet nga Rama dhe të marrë përgjegjësitë për situatën që po kalon vendi.

Spanjolli Javier Hurtado Mira gjithashtu u bëri thirrje ambasadave që të shohin atë që po ndodh në Shqipëri.

"Rroftë Shqipëria e lirë. Unë vij nga Spanja dhe kam qenë shumë herë në Shqipëri.

Dua të mos e braktisni këtë luftë me kriminelët. Shqipëria duhet të jetë një vend i pastër.

Edi Rama duhet të largohet nga qeveria. I bëj thirrje Metës, nëse je socialist i vërtetë nxirre Edi Ramën nga qeveria.