Report TV - Rama inspekton investimet ne jug në energji dhe infrastrukturë

2017-06-04 0

Kryeministri Rama ka vijuar edhe sot vizitën në jug të vendit ku ka inspektuar një sër punimesh kryesisht në infrastrukturë dhe energjetikë.

Kryeministri, ka inspektuar investimet në ndërtimin e tre nënstacioneve atë të Radhimës, Dhërmiut dhe nënstacionit të lëvizshëm të Himarës.

Këto investime pritet ti japin fund problemeve të funizimit me energji të kësaj zone, kryesisht gjatë pikut turistik.

Këto tre nënstacione si dhe rrjeti energjetik në këtë zonë datonte që nga koha e elektrifikimit për herë të parë të Shqipërisë nga sistemi komunist.

Gjatë këtyre inspektimeve Kryeministri u shpreh se kontributet e konsumatorëve, po kthehen në investime për ta.

Gjithashtu kryeministri Rama inspektoi edhe punimet për Rilindjen urbane të Sarandës.

Një kompleks muzeal dhe turistik që lidhet përmes Rrugës së Flamurit me shëtitoren bregdetare do jetë në nisje të sezonit veror, pamja e re e qendrës së Sarandës.

Free Traffic Exchange